Sporti

Zyrtare: KB Rahoveci transferon qendrën amerikane, Jervon Pressley

01/25/2022 23:53
nga:L J

Klubi i basketbollit, KB Rahoveci ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me qendrën amerikane, Jervon Pressley.

Lajmi u konfirmua nga klubi përmes një postimi në “Facebook”.

Jervon Pressley është i gjatë 203 cm dhe luan në pozitën 4/5, ku së fundmi është paraqitur te skuadra elitare Argjentinase “Union de Sante Fe”.

Qendra amerikane ka luajtur në kampionate elitare të Sllokavisë, Finlandës, Ukrainës, Bosnjës, izraelit, Argjentinës si dhe pati paraqitje në ligën Gjermane Pro A.

Postimi i plotë i KB Rahoveci:

KB RAHOVECI ARRIN MARRËVESHJE ME QENDRËN AMERIKANE JERVON PRESSLEY

Qendra amerikane vjen te skuadra jonë pas eksperiencave në kampionate elitare në shumë vende të botës duke luajtur në kampionate elitare të Sllovakisë, Finlandës, Ukrainës, Bosnjës, izraelit, Argjentinës si dhe pati paraqitje në ligën Gjermane Pro A.

Pressley te skuadra jonë vjen për të shtuar cilësi në trapez ku me eksperiencën e tij të jashtëzakonshme presim të kontribuojë për të ri ngritur skuadrën tonë drejtë sukseseve.

Welcome to the “GrapeLand” Jervon ë

#Vreshtaret

#KBRahoveci.