KB Sigal Prishtina ka njoftuar për transferimin e basketbollistit, Devoe Joseph.
Basketbollisti i njohur kanadez i cili së fundmi ishte pjesë e KB Pejës, ka nënshkruar kontratë me klubin kryeqytetas, shkruan GazetaBlic Sport.
Joseph ishte kyç në suksesin e Pejën drejt titullit kampion, megjithatë ka vendosur që sezonin e ardhshëm të luajë me fanellën bardhë e kaltër.
Ja njoftimi i KB Prishtinës:
“ZYRTARE: Snajperisti DEVOE JOSEPH nënshkruan me Sigal Prishtinën ✍️⚪?
Brendi më i madh sportiv shqiptar ju njofton se është finalizuar transferimi i shuterit kanadez, me përvojë të madhe në Evropë, e së fundmi edhe në Kosovë, Devoe JOSEPH.?
Joseph, 33 vjeçar ka luajtur në skuadra elitare të shteteve si Turqi ??, Poloni ??, Ukrainë ??, Spanjë ??, Francë ??, Mal i Zi ??, Greqi ??, Rumani ?? dhe Finlandë ??. Ai poashtu ka luajtur në ABA Ligë dhe EuroCup me Buduçnostin.
WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, DEVOE”, njofton KB Prishtina.
/GazeaBlic Sport