Sporti

Zyrtare: KB Peja nënshkruan me trajnerin Rami Hadar

2 vite më parë
nga:E K

Klubi i basketbollit, Peja ka njoftuar për marrëveshjen me trajnerin izraelit, Rami Hadar për të marrë drejtimin e klubit kosovar.

Rami Hadar do të zëvendësojë trajnerin, Can Sevim i cili u largua nga posti i të parit të KB Peja me shkëputje të kontratës me pajtim të dyanshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Lajmi për largimin e Sevim u bë i ditur zyrtarisht pak orë më parë, kurse tashmë është zyrtarizuar edhe trajneri i ri.

Rami Hadar ka udhëhequr ekipe të shumta nga Izraeli si: Hapoel Be’er Sheva, Maccabi Haifa si dhe ishte trajner edhe i skuadrës rumune, SCM Universitatea Craiova.

/GazetaBlic Sport/

https://www.comoditahome.com/ks/product/dyshek-soft-160x200cm/