Sporti

Zyrtare: Kalulu i mungon Milanit katër muaj për shkak të lëndimit

11/02/2023 19:44
nga:Lorik J

Milani njoftoi këtë të enjte se qendërmbrojtësi francez, Pierre Kalulu do të jetë jashtë fushës për rreth katër muaj për shkak të një dëmtimi.

Mbrojtësi, i cili u dëmtua në minutën e 19-të në ndeshjen e fundit kundër kampionit italian Napoli dhe u zëvendësua nga Marco Pellegrino, ka luajtur pesë ndeshje këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

“AC Milan mund të konfirmojë se Pierre Kalulu i është nënshtruar një operacioni për të riparuar një këputje të plotë të tendinit rectus femoris të majtë. Operacioni i kryer në Finlandë nga Dr Lasse Lempainen në prani të kreut të ekipit mjekësor të Milanit, Stefano Mazzoni, ishte një sukses i plotë. Koha e vlerësuar e rikuperimit është rreth katër muaj”, shkruhet në njoftimin e Milanit.

/GazetaBlic Sport