Juventus dhe Bologna kanë siguruar zyrtarisht pozitat e tyre në edicionin 2024-25 të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 të Atalantës ndaj Romës.
Do të jetë një rikthim në Champions League pas një mungese njëvjeçare për Juventusin. Ata u pezulluan nga konkurrimi në garat e UEFA-s për një sezon të plotë pasi u shpallën fajtorë për shkeljen e rregullave të organit drejtues për licencimin dhe lojën e ndershme financiare, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndërkohë për Bolonjan do të jetë paraqitja e parë në turneun e Ligës së Kampionëve apo Kupës Evropiane.
Ata ishin paraqitur në raundin paraprak të kompeticionit në vitin 1964, por nuk kanë vazhduar kurrë të konkurrojnë në turneun final.
/GazetaBlic Sport