Sporti

Zyrtare: Jorgo Pëllumbi transferohet tek Drita

09/04/2025 23:43
nga:Lorik J

FC Drita ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër, duke nënshkruar me mbrojtësin shqiptar Jorgo Pëllumbi.

25-vjeçari pritet të sjellë përvojën e tij ndërkombëtare në radhët bardhekaltër, pasi ka luajtur më herët në kampionatin shqiptar, kroat dhe hungarez.

Pëllumbi, i cili ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses shqiptare U21, njihet si futbollist i qëndrueshëm dhe i vendosur, cilësi që e bëjnë një shtyllë të rëndësishme për repartin defansiv të gjilanasve.

Ja njoftimi: