Sporti

ZYRTARE: Jorginho shpallet lojtari më i mirë i vitit nga UEFA

08/26/2021 19:26
nga:L J

Futbollisti më i mirë i vitit nga UEFA është shpallur, Joginho.

Mesfushori i Chelseat, Jorginho është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA, shkruan GazetaBlic Sport.

Jorginho kishte një sezon fenomenal, pasi ka fituar tre trofe të mëdha.

Ai fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve dhe Superkupën e Evropës me Chelsean dhe gjithashtu kampionatin evropian me kombëtaren e Italisë.

Një vit për t’u mbajtur mend për Jorginhon.

/GazetaBlic Sport