Sporti

Zyrtare: Jordan Henderson kthehet në Premierligë, firmos me Brentfordin

07/15/2025 11:08
nga:Lorik J

Jordan Henderson është rikthyer zyrtarisht në Premier League, pasi Brentford njoftoi nënshkrimin e lojtarit të kombëtares angleze.

“Brentford mund të konfirmojë nënshkrimin e kapitenit fitues të Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve, Jordan Henderson, me një kontratë dyvjeçare”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Henderson, një lojtar i kombëtares angleze me 84 paraqitje për Tre Luanët, u bashkua me Brentford si transferim i lirë pasi u largua nga Ajax këtë verë.

Mesfushori kthehet në Premier League pas periudhave të shkurtra në Arabinë Saudite me Al-Ettifaq dhe më pas në Holandë me Ajax.

/GazetaBlic Sport