Sporti

Zyrtare: Joao Felix transferohet tek Al Nassr

07/29/2025 14:11
nga:Lorik J

Lojtari portugez Joao Felix është zyrtarisht lojtar i Al Nassr. Transferimi i Felix u njoftua nga klubi saudit dhe Chelsea.

Sipas raportimeve, lojtari do të përfitojë 35 milionë euro në vit nga Al Nasser.

“Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al Nassr.

“E falënderojmë Joaon për përpjekjet e tij gjatë dy periudhave të tij në klub dhe i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, shkruan Blues nga Londra.

/GazetaBlic Sport