Lajme

Zyrtare: Jeton Beqiri nuk është më trajner i Shkëndijës

05/25/2026 16:54
nga:L J

KF Shkëndija njofton se trajneri Jeton Beqiri nuk do të vazhdojë të drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm, pas përfundimit të kontratës së tij me mbylljen e kampanjës garuese 2025/2026.

Pas vlerësimit të përbashkët të periudhës së bashkëpunimit, klubi dhe trajneri kanë vendosur që rrugët të ndahen në këtë moment, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e fundit të Shkëndijës.

Jeton Beqiri mori drejtimin e skuadrës në janar të vitit 2024 dhe gjatë periudhës së tij në stolin kuqezi udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion në sezonin 2024/2025. Nën drejtimin e tij, Shkëndija regjistroi gjithashtu paraqitjen më të suksesshme në historinë e klubit në garat evropiane, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës së UEFA Conference League dhe duke avancuar deri në fazën play-off të kompeticionit.

/GazetaBlic Sport