Sporti

Zyrtare: James Rodriguez është sërish lojtar i lirë

01/06/2025 16:59
nga:Lorik J

Kapiteni i Kombëtares së Kolumbisë, James Rodriguez, ka mbetur sërish pa klub.

33-vjeçari ka ndërprerë kontratën me Rayo Vallecanon dhe tani është lojtar i lirë.

James iu bashkua Rayos në gusht pas një paraqitjeje të fortë në Copa America, duke ndihmuar Kolumbinë të arrinte në finalen e turneut, ku humbi 1-0 nga Argjentina.

Megjithatë, ai nuk ka arritur të vendoset në skuadrën e Inigo Perez, duke bërë vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat, duke dhënë një asistim.

Për të ka interes nga klubet e Amerikës Veriore dhe Jugore, me interesin më të madh nga Meksika.

/GazetaBlic Sport