Sporti

Zyrtare: Jackson Ferreira largohet nga Vushtrria

12/10/2024 23:27
nga:Lorik J

Skuadra e Vushtrrisë ka mbetur pa një lojtar mjaft të mirë.

Mbrojtësi anësor, Jackson Ferreira ka vendosur që të largohet nga ekipi i Armend Dallkut, përcjell GazetaBlic Sport.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ferrerira ka njoftuar largimin e tij nga Vushtrria, duke falënderuar të gjithë në klub.

“Dua të falënderoj FC Vushtrria, presidentin, trajnerin Armend Dallku, stafin, bordin, lojtarët për profesionalizmin dhe respektin e tyre, tifozët dhe njerëzit e qytetit që më trajtuan mirë, ishte kënaqësi të isha me ju djema, iu uroj më të mirat. Mirupafshim”, ka shkruar ai në Facebook.

/GazetaBlic Sport