Sporti

Zyrtare: Ja kur do të zhvillohet ndeshja e barazhit mes Dukagjinit dhe Trepçës 89′

05/24/2021 12:07
nga:L J

Ndeshja e barazhit ndërmjet Trepçës’89 dhe Dukagjinit, do të zhvillohet të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në orën 16:00, shkruan FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë pjesë e Superligës në edicionin e ardhshëm.

Skuadra e Dukagjinit e mbylli edicionin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, derisa më pas e fitoi ndeshjen e barazhit të kësaj lige ndaj Flamurtarit, duke e fituar të drejtën që rikthimin në elitë ta kërkojë nëpërmjet ndeshjes së barazhit me skuadrën që kampionatin në Superligë e mbylli në pozitën e 8-të.

E në këtë pozitë pas ndeshjeve të javës së fundit të elitës përfundoi Trepça’89.