Sporti

Zyrtare: Ja kur do të rikthehet në ring Florian Marku

08/25/2021 20:11
nga:Lorik J

Boksieri me prejardhje shqiptare, Florian Marku, do të rikthehet në ring me 25 shtator të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Marku përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

28 vjeçari kësaj radhe do të takohet me boksierin ukrainas, Maxim Prodan.

Ballafaqimi mes Markut dhe Prodan do të zhvillohet në “Tottenham Hotspur Stadium” në Londër të Anglisë.

Boksieri shqiptar dhe ai ukrainas do të luftojnë mes vete për titullin IBF International në peshat e lehta.

Më poshtë keni postimin e plotë të Florian Markut në rrjetin social facebook.