Sporti

Zyrtare: Ivan Balliu rinovon kontratën me Rayo Vallecanon

07/07/2022 14:39
nga:E K

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu ka rinovuar kontratën me Rayo Vallecanon.

Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht se Balliu do të jetë pjesë e skuadrës së tyre deri në sezonin 2024-25, shkruan GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se mbrojtësi anësor shqiptar ka kaluar te Vallecano në vitin 2021 nga Almeria ku është paraqitur 35 herë duke shënuar dhe një gol.