Interi ka konfirmuar edhe zyrtarisht që klubi nuk është më pjesë e projektit të Superligës së Evropës më.
Klubi lëshoi një komubnikatë zyrtare ku dha edhe detaje shtesë se pse kanë vendosur që ta marrin këtë vendim, përcjell GazetaBlic Sport.
Komunikata e plotë
“Ne jemi gjithmonë të përkushtuar që tifozëve t’iu japim përvojën më të mirë të futbollit; inovacioni dhe përfshirja kanë qenë pjesë e ADN-së tonë që nga themelimi ynë. Angazhimi ynë me të gjithë aktorët për të përmirësuar industrinë e futbollit nuk do të ndryshojë kurrë.
Inter beson se futbolli, si çdo sektor i veprimtarisë, duhet të ketë interes për të përmirësuar vazhdimisht garat e tij, në mënyrë që të vazhdojë të entuziazmojë tifozët e të gjitha moshave në të gjithë botën, brenda një kornize të qëndrueshmërisë financiare.
Me këtë vizion ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me institucionet dhe të gjithë aktorët e interesuar për të ardhmen e sportit që të gjithë duam” thuhet brenda saj.
? | COMUNICATO
Comunicato ufficiale di FC Internazionale Milano ? https://t.co/F6wncPBoH7#FCIM
— Inter (@Inter) April 21, 2021
/GazetaBlic/


