Sporti

Zyrtare: Inter ia rinovon kontratën Kristjan Asllanit deri në vitin 2028

09/16/2024 17:06
nga:Lorik J

Skuadra e madhe italiane, Inter ia ka rinovuar kontratën futbollistit shqiptar, Kristjan Asllani.

Mesfushori shqiptar, Asllani dhe Inter kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, shkruan GazetaBlic Sport.

Këtë e ka njoftuar klubi italian para pak minutash në rrjetin e tyre social, X.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdhimin e kontratës së lojtarit Kristjan Asllani: mesfushori i lindur në 2002 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 Qershor 2028”, njofton klubi i Interit.

/GazetaBlic Sport