Sporti

Zyrtare: Ilir Syla transferohet tek FC Suhareka

01/15/2024 14:05
nga:Lorik J

Skuadra e Suharekës ka përforcuar mbrojtjen me transferimin e Ilir Sylës.

FC Suhareka ndodhet aktualisht në Turqi dhe me vete ka marrë edhe transferimin e ri, Ilir Syla, i cili kalon tek ekipi i Arsim Thaqit, pas aventurës tek Dukagjini.

GazetaBlic Sport raportoi dje për këtë transferim, teksa sot klubi nga Suhareka ka bërë zyrtare kalimin e tij.

Ja postimi i klubit të FC Suharekës:

“I??? ???? ??̈??????? ????????? ????̈.
Ju njoftojmë që përforcimi ynë i rradhës është qendërmbrojtesi Gjakovar , Ilir Syla i cili bashkohet me klubin tonë qysh në fazën përgaditore.
Syla tash e disa vite është pjesë e elitës së futbollit Kosovar duke treguar cilësi e shumë siguri , së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit së Klinës por edhe te Vëllaznimi e Istogu në të kaluarën.
I urojmë mirëseardhje Ilirit , na priftë e mbara !??
??̈? ?? ????????̈”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport