Sporti

Zyrtare: Ilir Rexha largohet nga Malisheva pas shumë vitesh

06/23/2026 15:07
nga:L J

Një nga talentët e rritur në akademinë e klubit ka njoftuar largimin nga FC Malisheva.

Ilir Rexha, i cili kaloi të gjitha grupmoshat nga U11 deri te ekipi i parë, i ka dhënë lamtumirën klubit ku u formua si futbollist.

Rexha largohet me mirënjohje për klubin, ndërsa debutimin me ekipin e parë e cilëson si ëndrrën më të madhe të realizuar.

Tani, Rexha është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij.

Ja njoftimi i tij:

“Sot po mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm i jetës sime futbollistike.
Pas shumë vitesh me fanellën e FC Malishevës, që nga grupmoshat e reja u11 e deri te ekipet U19 dhe U21, ka ardhur momenti të them lamtumirë këtij klubi që më formoi si futbollist dhe si njeri.
Jam krenar që pata privilegjin të jem golashënuesi më i mirë dhe kapiten i ekipit u19-u21 e deri te ekipi i parë, duke përjetuar momente të paharrueshme me këtë fanellë. Një ëndërr e bërë realitet ishte edhe debutimi me ekipin e parë, moment që do ta mbaj gjithmonë në zemër.
Dua të falënderoj nga zemra drejtuesit e klubit, trajnerët, stafin, bashkëlojtarët dhe çdo tifoz që më ka mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe çdo kujtim të krijuar së bashku.
FC Malisheva do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sime dhe një vend që do ta mbaj me krenari në zemër.
Sot largohem me kokën lart, mirënjohës për gjithçka kam përjetuar këtu dhe i gatshëm për sfidat e reja që më presin.
Faleminderit për gjithçka, FC Malisheva”, ka shkruar Ilir Rexha.

/GazetaBlic Sport