Sporti

Zyrtare: Ilir Mustafa largohet nga Ankara Keçiorengucu

05/18/2021 22:30
nga:L J

Mesfushori, Ilir Mustafa ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin turk, Ankara Keciorengucu.

Mustafa kishte kontratë 3 vjeçare me skuadrën nga Ankara, por para pak çasteve ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me klubin turk, shkruan GazetaBlic Sport.

“Mirmëmbrëma, e bëjë këtë shkresë për të ju njoftuar të gjithëve nga sot e kam mbaruar aventurën në Ankara Keçiörengücü. E falënderojë klubin për korrektësinë dhe për gjithçka, i uroj shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social, Facebook.

Ja njoftimi i tij: