Klubi i futbollit nga Ukraina, Polissya ka arritur një marrëveshje për bashkëpunim me mbrojtësin e ekipit kombëtar të Kosovës, Ilir Krasniqi.
Kontrata me lojtarin është nënshkruar për 3 vjet e gjysmë. Krasniqi do të luajë nën numrin 16 për Polissyan, teksa tek ekipi ukrainas e gjen edhe kosovarin, Lindon Emërllahu, përcjell GazetaBlic Sport.
Ilir Krasniqi ka 17 paraqitje për ekipin kombëtar të Kosovës.
“Mirë se erdhe në ekip, Ilir”, shkroi ekipi ukrainas.
Ja postimi:
Official: Ilir Krasniqi is a Polissya FC player 🇽🇰➡️🇺🇦
The Kosovo national team defender has signed a 3.5-year contract and will wear No.16.
Krasniqi has 17 matches for Kosovo’s national team. pic.twitter.com/eb0qE0s5Pf— Polissya Zhytomyr EN (@PolissyaEN) January 13, 2026


