Sporti

ZYRTARE: Ilir Daja rinovon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

02/26/2024 16:48
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka njofuar se kanë rinovuar kontratën me trajnerin Ilir Daja edhe për dy vite.

Pavarësisht rezultateve jo të mira në javët e fundit, Ballkani ka vendosur që trajnerit të tyre, Ilir Daja t’i rinovohet kontrata edhe për dy vite, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi njofton se ka besim të plot se me trajnerin Daja do të vazhdojnë të shkruajnë historinë e futbollit vendor.

Ja njoftimi:

“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.
Ai me “orkestren”e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë.
Ne i kemi besuar të na prijë betejave.
Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!
Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh.
Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.
Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë”, shkruhet në komunikatën e Ballkanit.

/GazetaBlic Sport