Sporti

Zyrtare: Igli Tare, drejtori sportiv i ri i Milanit

05/26/2025 19:03
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka zyrtarizuar afrimin e drejtorit të ri sportiv dhe ai është shqiptari, Igli Tare.

“AC Milan njofton emërimin e Igli Tare si Drejtor Sportiv i Ekipit të Parë. Ai do të raportojë drejtpërdrejt te Drejtori Ekzekutiv i Klubit, Giorgio Furlani”, thuhet në deklaratë.

Ish lojtari i kombëtares së Shqipërisë luajti në Serie A për Brescia-n, Bologna-n dhe Lazion, ai e filloi karrierën e tij si drejtor te Lazio menjëherë pas daljes në pension në vitin 2008.

“Të bëhesh pjesë e një klubi si AC Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe. Falënderoj Klubin që më besoi këtë rol”, tha Tare për faqen e internetit.

“Klubi e njeh vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të pasur sukses: Do t’ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij Klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe evropian.”

Ndër detyrat e para për Taren do të jetë zgjedhja e një trajneri të ri, pasi Sergio Conceicao nuk pritet të qëndrojë përtej fundit të këtij sezoni.

/GazetaBlic Sport