FC Drita ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Igball Jashari, i cili nga sot bëhet pjesë e skuadrës bardhekaltër.
Klubi nga Gjilani ka njoftuar se Jashari është përforcimi më i ri i ekipit, duke shtuar një tjetër emër në radhët e kampionëve të Kosovës për sezonin e ri.
Në njoftimin e publikuar nga Drita, klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardhekaltër, duke i dëshiruar suksese dhe paraqitje sa më të mira me fanellën e ekipit.
Kujtojmë se në sezonet e fundit, Jashari shkëlqeu me Drenicën.
/GazetaBlic Sport


