Zlatan Ibrahimoviq nuk do të mund ta ndihmojë Suedinë në ndeshjet e muajit shtator.
Suedia do t’i zhvillojë tri ndeshje në muajin e ardhshëm në kuadër të kampanjës eliminatore për “Katar 2022″.
Trajneri i Suedisë, Jane Andersson ka thënë për mediat suedeze se Ibrahimoviq do të kthehet për ndeshjet e tetorit, atëherë kur luhet edhe ndeshja ndaj Kosovës.
“Kam biseduar me Ibrahimoviq. Ai është i trishtuar që nuk bashkohet dot me ekipin kombëtar për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, por besojmë që të jetë gati për sfidat e tetorit dhe nëntorit”, ka thënë Andersson.
“Nuk kemi biseduar për diçka tjetër, thjesht të dy kemi shprehur dëshirën për të vazhduar së bashku në kombëtare”, përfundoi trajneri i Suedisë.


