Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është transferuar tek skuadra shqiptare, Partizani.
Klubi i kryeqytetit të Shqipërisë ka njoftuar se Shala ka nënshkruar me ta deri në fund të këtij sezoni, me të drejtë rinovimi edhe për një vit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai së fundmi ishte pjesë e klubit norvegjez, IK Start.
Ja njoftimi i klubit:
“𝐇𝐄𝐑𝐎𝐋𝐈𝐍𝐃 𝐒𝐇𝐀𝐋𝐀 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐏𝐉𝐄𝐒𝐄̈ 𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈𝐓
Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Herolind Shala. Ish lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës është zyrtarisht pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën do të rregjistrojë edhe eksperiencën e parë në Kampionatin Shqiptar. Shala ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026 , me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër vit. Shala është një lojtar me karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi. Ai i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pas aventurës me norvegjezët e IK Start”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


