Sporti

Zyrtare: Herolind Shala bëhet me skuadër të re

09/08/2021 11:43
nga:Mergim Rreci

Herlolind Shala është bërë me skuadër të re.

Shala ka nënshkruar me klubin turk, BB Erzumspor, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Shala, është i angazhuar momentalisht nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, për ndeshjet e shtatorit.

“Herolind Shala udhëton te BB Eruzurmspor në divizionin e dytë në Turqi”.

“Afati veror është ende i hapur në disa shtete dhe tani u bë e qartë se Herolind Shala do largohet nga Stabaek. Ai shkon në Turqi te Erzurumspor”, shkruhet në komunikatë.

Arsyeja e largimit duket se është që klubi nuk është ndarë i kënaqur me Shalën, kështu se paku thotë trajneri Torgeir Bjarmann.

“Kemi pranuar me BB Erzurumspor për transferimin e Herolind Shalës. Kur u rikthye te Stabaek ka pasur dëshirë të fortë që duhet të ishim pozitiv kur vjen ndonjë ofertë dhe kjo ka ndodhur”.

“Shala nuk ka arritur nivelin që kërkonim. Mund të këtë disa arsye për këtë. Ndoshta është shkaku i skuadrës, në të njëjtën kohë ka qenë shumë i lënduar”, deklaroi ai