Sporti

Zyrtare: Hasan Hyseni, futbollist i ri i Llapit

06/12/2025 13:53
nga:Mergim Rreci

Hasan Hyseni është transferimi i fundit i skuadrës së Llapit.

“Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, Hasan Hyseni, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për edicionin garues 2025/26”, thuhet në fillim të njoftimit të klubit.

Gjatë karrierës së tij, Hyseni ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura në futbollin vendor, si Prishtina, Trepça ’89, Malisheva dhe Drenica.