Sporti

Zyrtare: Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022 nga Federata e Futbollit të Zvicrës

01/23/2023 20:39
nga:Lorik J

Federata e Futbollit të Zvicrës e ka shpallur Granit Xhakën si lojtarin më të mirë të vitit 2022.

Xhaka vitin e kaluar kishte kapur shifrën e 100 paraqitjeve me kombëtaren zvicerane, duke u bërë kështu një nga lojtarët e paktë që ka këtë shifër, shkruan GazetaBlicSport.

Ai poashtu ka pasur një vit fantastik me Arsenalin në edicionin e ri, ku është lider i Premierligës.

Federata e Futbollit të Zvicrës e ka shpallur sot atë si lojtarin zviceran më të mirë të vitit 2022.

Një arritje e madhe për futbollistin shqiptar, pa asnjë dyshim.

/GazetaBlic Sport