Sporti

Zyrtare: Granit Dervisholli është trajner i ri FC Feronikelit 74

02/21/2025 11:51
nga:Mergim Rreci

Granit Dervisholli është trajner i ri FC Feronikelit 74.

“Me eksperiencën dhe përkushtimin e tij, Dervisholli sjell një drejtim të ri dhe vizion për zhvillimin dhe rritjen e ekipit, duke siguruar që FC Feronikeli 74 të vazhdojë të luajë futboll cilësor dhe të konkurrojë për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që Dervisholli ishte drejtor sportiv tek skuadra e FC Suharekës para se të angazhohej me detyrën e trajnerit tek skuadra nga Drenasi.