Ish-futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka bërë të ditur se i ka dhënë fund karrierës së tij si lojtar në moshën 39-vjeçare.
Klubi i fundit i tij ishte Parma në Serinë B italiane.
Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali dhe ishte një nga lojtarët kryesorë të Interit të drejtuar nga Jose Mourinho, kur ata fituan titullin e Champions League në 2010.
“Pas 20 vitesh ka ardhur koha që të ndalem. Djali im i madh është pothuajse 13 vjeçar. Tani dua t’i kushtoj më shumë vëmendje familjes sime, por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga futbolli, sepse nuk di të bëj asgjë tjetër”, shkroi fillimisht ai.
“Unë shikoj prapa dhe nuk më duket e vërtetë. Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm me emocione fantastike që mbaj dhe ndaj me ata që kam takuar në këtë rrugë. Dua të falënderoj familjen time, gruan dhe fëmijët e mi.”
Karrierën e ka nisur në Belasica, e më pas ka luajtur për Interin, Spezian, Ankonën, Lazion, Napolin, Galatasarayn, Genoan dhe Parmën. Për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut ka luajtur në 122 ndeshje dhe ka shënuar 38 gola.
/GazetaBlic Sport


