FC Ballkani ka siguruar shërbimet e portierit shqiptar Gentian Selmani, i cili sjell përvojë të rëndësishme tek skuadra kosovare.
Selmani, 28-vjeçar, sezonin e fundit ishte pjesë e Teutës, ku zhvilloi 40 paraqitje në të gjitha garat, transmeton GazetaBlic Sport.
Tashmë, portieri nga Kruja nis një kapitull të ri në Kosovë, duke iu bashkuar Ballkanit dhe duke synuar të jetë një pikë e fortë mes shtyllave.
/GazetaBlic Sport/


