Sporti

Zyrtare: Genoa e shkarkon Andriy Shevchenkon

01/15/2022 13:00
nga:Mergim Rreci

Aventura e Andriy Shevchenkos me Genoan ka përfunduar.

Ai është shkarkuar nga kjo pozitë pas rezultateve të dobëta, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra italiane aktualisht ndodhet në vendin e 19-të në tabelën e Serie A pas 21 ndeshjesh, pesë pikë prapa Venezia-s në vendin e 17-të.

Ukrainasi mori postin e trajnerit në fillim të nëntorit dhe ka udhëhequr skuadrën në tre barazime dhe gjashtë humbje në ligë, me një fitore në Kupë.