Sporti

ZYRTARE: Genc Hamiti ‘ylli i javës’ në Superligën e Kosovës

02/21/2022 13:05
nga:E K

Federata e Futbollit të Kosovës ka zgjedhur lojtarin më të mirë të javës.

Futbollisti më i mirë i javës së 20’të në BKT Superligën e Kosovës u shpallë, Genc Hamiti, shkruan GazetaBlic Sport.

Hamiti asistoi në dy gola për bashkëlojtarët e tij në fitorën e Drenicës ndaj Dukagjinit.

Çmimin “Ylli i javës” për mesfushorin e KF Drenica, Genc Hamiti e ndau Fatmir Tupella, menaxher i degës së BKT në Drenas.

/GazetaBlic Sport/