Sporti

ZYRTARE: Gavi shpallet futbollisti i ri më i mirë në botë

10/17/2022 20:43
nga:L J

Gavi, futbollisti i Barcelonës ka fituar trofeun “Kopa”.

Në teatrin Chatelet të Parisit, Gavi fitoi çmimin si futbollisti i ri më i mirë i sezonit të kaluar në nivel botëror, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky çmim mban emrin e fituesit të parë të Topit së Artë, futbollistit francez Raymond Kopa dhe i pari që e fitoi atë në vitin 2018 ishte Kylian Mbappe dhe vitin e ardhshëm radha ishte e lojtarit holandez De Ligt.

Vitin e kaluar e fitoi bashkëlojtari i Gavit, Pedri.

Gavi (FC Barcelona) fitoi konkurrencën ndaj Eduardo Camavinga (Real Madrid) dhe Jude Bellingham (Borussia Dortmund).

/GazetaBlic Sport