Sporti

Zyrtare: Gareth Southgate rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë

11/22/2021 13:19
nga:Lorik J

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka njoftuar për rinovimin e kontratës së Gareth Southgate.

Negociatat kishin vazhduar për disa javë dhe përfunduan pozitivisht, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i kombëtares angleze e ka zgjatur kontratën e tij me ‘Tre Luanët’ edhe për dy vjet të tjera, deri në dhjetor të vitit 2024.

“Këtu për të qëndruar. Jemi të kënaqur të konfirmojmë që Gareth Southgate ka zgjatur kontratën e tij ne deri në vitin 2024”, shkruan faqja zyrtare e Anglisë në Twitter.

/GazetaBlic Sport