Sporti

Zyrtare: Gareth Bale largohet përfundimisht nga Real Madridi

06/01/2022 11:13
nga:Mergim Rreci

Gareth Bale ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Real Madridi.

Sulmuesi uellsian, e ka konfirmuar këtë gjë para pak minutave me anë të një postimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka fituar 5 Liga të Kampionëve, 3 trofe të La Ligas, 1 Kupë të Mbretit, 3 Superkupa të Evropës, 1 Superkupë të Spanjës  dhe 3 herë është shpallur kampion i botës për klube.

“Së bashku kemi mundur të krijojmë disa momente që do të jetojnë në historinë e këtij klubi dhe futbollit. Ka qenë një nder për mua. Faleminderit dhe HalaMadrid”, tha ai ndër të tjeera.