Sporti

Zyrtare: Gallagher transferohet tek Atletico Madrid, nis stërvitjet me klubin spanjoll

08/21/2024 11:31
nga:Lorik J

Conor Gallagher do të zyrtarizohet si një lojtar i Atletico Madrid së shpejti.

Gallagher po shitet pavarësisht se tifozët e Chelseat thërrasin që një lojtar i talentuar i akademisë si ai të vazhdojë në klub.

Chelsea i është dashur të shesë lojtarë të akademisë për të mbajtur në përputhje rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League, pasi ka shpenzuar mbi një miliard paund për lojtarë të rinj.

Gallagher tashmë është parë në stërvitjen e ekipit me Atletico Madrid dhe së shpejti do prezantohet.

/GazetaBlic Sport