Spanja dhe Anglia do të përballen në finalen e madhe të ‘Euro 2024’.
Ky takim do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Francezi François Letexier, 35 vjeç, do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes, duke marrë përgjegjësinë më të madhe deri më tash në karrierën e tij.
Letexierit do t’i bashkohen në finalen e së dielës asistentët francezë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë zyrtari i katërt.
Roli i ndihmës gjyqtarit video (VAR) iu caktua Jérôme Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) kompleton formacionin si ndihmës arbitri rezervë.
/GazetaBlic Sport/