Sporti

ZYRTARE: Franco Foda trajner i Kosovës

02/17/2024 14:15
nga:E K

Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar sot trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës.

Franco Foda do të jetë tekniku i ri që do të jetë në krye të ‘Dardanëvë’, shkruan GazetaBlic Sport.

Foda ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe do të bëhet trajneri i pestë që drejton Kosovën pas: Albert Bunjakit, Bernard Challandes, Alain Giresse dhe Primoz Gliha.

57-vjeçari gjithashtu bëhet trajneri i parë gjerman që do të jetë në krye të Kombëtares tonë.

/GazetaBlic Sport/