Sporti

Zyrtare: Francesco Farioli konfirmohet si trajner i Ajax-it

05/23/2024 23:18
nga:Mergim Rreci

Francesco Farioli është emëruar zyrtarisht si trajneri i ri i gjigantëve të Ajax, duke u bërë italiani i parë që merr drejtimin e skuadrës historike holandeze.

Farioli ka nënshkruar një kontratë fillestare trevjeçare, deri në verën e vitit 2027, transmeton GazetaBlic Sport.

35-vjeçarit i është dashur të largohet nga posti i tij me skuadrën e Ligue 1, ODG Nice, në mënyrë që të pranojë lëvizjen. Ai ishte emëruar vetëm vitin e kaluar, duke mbërritur më 30 qershor 2023, përpara se ta çonte ekipin në vendin e pestë në ligën më të lartë franceze. Nice e kishte përfunduar sezonin e kaluar në vendin e nëntë.

Ajax do të jetë klubi i katërt në karrierën e trajnerit të Fariolit, pasi ka pasur edhe dy periudha në Turqi; një me Fatih Kamagumruk në 2021, dhe një tjetër me Alanyaspor midis 2021 dhe 2023. Me të parën, ai u bë trajneri më i ri ndonjëherë në Super Ligën Turke.

/GazetaBlic Sport/