Florian Loshaj është futbollisti më i ri i Igdir FK. Mesfushori 29-vjeçar vendosi që të largohej nga Istanbulspor, për të nisur një aventurë të re me ekipin tjetër të Ligës së Parë turke.
Me klubin e ri, mesfushori nga Skënderaj ka firmosur kontratë 1.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kujtojmë se te Igdir, Loshaj shkon pas aventurave në Belgjikë te Genk, në Holandë te Maastricht dhe Roda, në Rumani te Poli Iasi dhe në Poloni tek Cracovia.
Gjithashtu, 29-vjeçari është edhe një lojtar i Kosovës. Me ekipin A të përfaqësueses “dardane”, Loshaj ka luajtur plot 24 ndeshje, duke qenë protagonsit dhe kyç për skuadrën.

