Sporti

ZYRTARE: Florent Muslija transferohet në Paderborn

01/02/2022 18:58
nga:E K

Paderbon ka kompletuar transferimin e futbollistit kosovar, Florent Muslija.

Muslija i është bashkuar skuadrës gjermane, duke u larguar nga Hannover 96 si agjent i lirë.

Muslija ka ënnshkruar kontratë njëvjeçare që do e mbajë te Paderborn se paku deri në qershorin e vitit 2023.

Këtë e konfirmoi Paderborn përmes një komunikate zyrtare në “Twitter”.

“Florent Muslija vjen nga Hanover në transferim i lirë. Paderborn ka nënshkruar me një mesfushor me potencial kreativ. 23-vjeçari Florent Muslija, që ka bërë 17 paraqitje në Bundesliga dhe vjen nga skuadra e Hannover 96. Muslija ka nënshkruar deri me 30 qershor 2023 dhe do mbajë numri 30 në skuadër”, shkruhet në komunikatë.