Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit brazilian, Arthur Cabral nga FC Basel.
Sulmuesi 23-vjeçar brazilian është nënshkruar nga Viola si zëvendësues i Dusan Vlahovic, i cili bëri një transferim 80 milionë euro te Juventusi dje. Largimi i tij ishte një problem për trajnerin Vincenzo Italiano, i cili humbi një golashënues të qëndrueshëm, dhe kështu shpresa e Violas tashmë është tek ardhja, Arthur Cabral, përcjell GazetaBlic Sport.
Fiorentina njoftoi ardhjen e Cabral në faqen e tyre në Twitter më herët sot, dhe ai pritet të bëjë debutimin e tij për klubin në ndeshjen e tyre të ardhshme në Serie A kundër Lazios më 5 shkurt.
Marrëveshja pritet t’i kushtojë Fiorentinës 16 milionë euro në total dhe ata do t’i paguajnë sulmuesit brazilian 1.7 milionë euro neto për sezon në paga.
23-vjeçari Cabral ka qenë fantastik këtë sezon për FC Basel; lojtari ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat, për një total prej 2540 minutash. Në këtë kohë ai ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë tetë asistime.
Arthur Cabral è un nuovo calciatore viola ?#ForzaViola ? #Fiorentina #ACFFiorentina #Cabral
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) January 29, 2022


