Sporti

Zyrtare: Finalja e Kupës së Kosovës në futboll luhet me 21 maj

05/05/2025 12:06
nga:Lorik J

FC Prishtina ka njoftuar para pak çasteve se finalja ndaj Llapit në Kupën e Kosovës në futboll do të luhet me 21 maj.

Ballafaqimi i shumëpritur final mes Prishtinës e Llapit do të luhet me 21 maj, të mërkurën nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Njoftimi i klubit:

“Finalja e Kupës së Kosovës FC Prishtina – FC LLapi do të luhet me 21 Maj (e mërkurë) nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se si Prishtina ashtu edhe Llapi e kanë ojbektiv trofeun, sepse është e vetmja rrugë që të dalin në Europë.

/GazetaBlic Sport