Sporti

ZYRTARE/ FIFA publikon renditjen e kombëtareve për vitin 2021, kjo është pozita e kombëtares së Kosovës

12/23/2021 11:04
nga:Lorik J

Shtëpia e futbollit, FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve, të fundit për vitin 2021.

Kombëtarja e Kosovës pozicionohet në vendin e 111’të në ranklistën botërore, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e fundit e kombëtares tonë për këtë vit ishte ajo ndaj Greqisë në Athinë, ku “Dardanët” barazuan me rezultatin 1:1.

Vlen të theksohet se kombëtarja e Kosovës para disa ditësh ka mësuar edhe shortin për Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe fituesin e takimit Qipro-Estoni.

/GazetaBlic Sport