Sampdoria njoftoi se presidenti i tyre Massimo Ferrero ka dhënë dorëheqjen pasi u arrestua mëngjesin e sotëm.
Policia e Financave në Itali arrestoi Ferreron për krime të dyshuara korporative në rajonin e Kalabrisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sampdoria lëshoi një deklaratë zyrtare duke njoftuar se Ferrero kishte dhënë dorëheqjen si president i klubit.
“Ishte me habi të madhe që mësuam për ekzekutimin sot të një urdhri të paraburgimit për Massimo Ferrero,” thuhej në deklaratë.
“Ishte një kërkesë e Prokurorisë Publike të Republikës lidhur me ngjarje të shumë viteve më parë. Është ende e paqartë pse nevojiteshin kërkesat paraprake. Këto ngjarje janë krejtësisht të pavarura si nga menaxhimi ashtu edhe nga pronësia e Sampdoria-s dhe nga aktivitetet e Ferreros në lidhje me botën e kinemasë.”
“Megjithatë, për të mbrojtur interesat e aktiviteteve të tjera në të cilat ai operon, dhe konkretisht, për të shmangur çdo spekulim në lidhje me Sampdorian dhe botën e futbollit, Ferrero synon të zyrtarizojë dorëheqjen e menjëhershme nga postet e tij”, raporton klubi.
/GazetaBlic Sport


