Sporti

Zyrtare: Ferran Torres transferohet tek Barcelona

12/28/2021 14:35
nga:Mergim Rreci

Ferran Torres është larguar nga Manchester City dhe ka përfunduar një transferim të përhershëm te Barcelona.

Kjo gjë tashmë është zyrtare dhe e konfirmuar nga skuadra e Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic Sport.

21-vjeçari, i cili kaloi 16 muaj në Etihad Stadium, shënoi 16 gola në 43 paraqitje për Cityn në të gjitha garat.