Barcelona ka njoftuar zyrtarisht kontratën e re të Fermin Lopez. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2031.
Nënshkrimi zyrtar i kontratës së re do të bëhet në ditët në vijim në zyrën e presidentit Joan Laporta, pas së cilës lojtari do të paraqitet para mediave, njoftoi klubi, transmeton GazetaBlic Sport.
Në këtë mënyrë, Barcelona dhe Fermin Lopez do të vazhdojnë udhëtimin e tyre së bashku për shumë vite të tjera.
/GazetaBlic Sport/


