Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, do të mungojë për rreth tre javë pasi mori një dëmtim në stërvitjen me kombëtaren e Spanjës U-21.
Lopez, 21 vjeç, ishte pjesë e skuadrës së parë të Spanjës që u bë kampione evropiane këtë verë dhe më pas luajti për ekipin olimpik që fitoi titullin në Paris.
Lopez ka pësuar dëmtim gjatë stërvitjes për kualifikueset evropiane me Skocinë dhe Hungarinë. Ai u kthye në Barcelonë.
“Ekzaminimet kanë treguar se Fermin López ka një lëndim. Ai do të jetë jashtë fushës për rreth tre javë”, ka njoftuar Barcelona.
/GazetaBlic Sport